Derrick Rose nuk i ka bërë mirë llogaritë me fatin e keq. Në ditën e parë të stërvitjes në kuadër të përgatitjeve për sezoni e ri, basketbollisti i Chicago Bulls, ka thyer kockën e orbitës së syrit, duke mbetur jashtë skuadrës për një kohë të pacaktuar.
Rose duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes së radhës kirurgjikale, që do ta pengojë të zbresë në parket për njëkohë ndoshta jo shumë të gjatë.
Incidenti ndodhi gjatë seancës së parë stërvitore, teksa 26-vjecari u godit me bërryl në mënyrë të pavullnetshme nga një shok i skuadrës.
Rose e braktisi para kohe stërvitjen për të bërë ekzaminime të mëtejshme, që zbuluan fraktura në kockat që rrethojnë syrin. Dëmtimi i pësuar në syrin e majtë është i fundit i një serie të gjatë problemesh fizike që por e shqetësojnë basektbollistin nga prilli i 2012-ës, kur dëmtoi gjurin e majtë për të humbur të gjithë sezonin.
Më pas erdhi dëmtimi i meniskut në gjurin e djathtë, që e lejoi të luante vetëm 10 ndeshje në sezonin 2013-2014. Një tjetër mungesë e rëndësishme për Bullsat do të jetë Mike Dunleavy, i cili të dielën iu nënshtrua një operacioni në shpinë, që do ta mbajë jashtë skuadrës për 8-10 javë.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.