Një muaj para fillimit të sezonit të ri në NBA, basketbollistët më të mirë europianë i numërojnë orët deri në nisje të Eurobasketit, mirëpo një aferë e madhe e ka shokuar ligën më të famshme në botë, veçanërisht tifozët e Chicago Bulls.
Njëri ndër lojtarët më të talentuar amerikanë, Derrick Rose, është akuzuar për përdhunim nga ish e dashura, me të cilën ishte në lidhje para disa vitesh.
Gruaja e identifikuar si Jane Doe i ka thënë avokatit të saj se gjatë gjithë lidhjes së tyre Rose e kishte nxitur atë për të bërë ekzibicionizëm seksual (seks grupor, seks me shoqet e saj dhe shokët e tij), gjë të cilën ajo e kishte refuzuar.
Në fund, sipas fjalëve të saj, Rose e kishte përdhunuar së bashku me dy shokë të tij.
Por, shtrohet pyetja pse ajo ka dalë me akuza kaq të rënda pas dy vitesh.
Basketbollisti i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me to.
“Kjo është shpifje”.
“Jam i bindur se e vërteta do të fitojë”.
Lisa Cohen, agjentja e lojtarit të Chicago Bulls, ka thënë se basketbollisti është i pafajshëm.
“Akuzat ndaj Derrick Rose nuk përkojnë me të vërtetën, nuk janë të bazuara në realitet”.
“I gjithë ky rrëfim nuk është asgjë tjetër përveç se një përpjekje e mjerë për të shpifur për një sportist të suksesshëm dhe të çmuar”.
https://www.youtube.com/watch?v=GOtxJrzp6ls
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.