Kjo fundjavë është e rezervuar për All Star Game në NBA, e nata e mbrëmshme ishte gara "ATT Slam Dunk".
Në këtë garë morën pjesë katër basketbollistë, Derrick Jones JR, Aaron Gordon, Dwight Howard e Pat Connaughton.
Juria kishte një punë mjaft të vështirë në këtë kontest, pasi ngulitjet e të katër basketbollistëve ishin të jashtëzakonshme.
Derrick Jones JR është shpallur fituesi i kësaj gare, duke kapur totalin e 198 pikëve, për të lënë prapa tij Aaron Gordon.
https://www.youtube.com/watch?v=BsL7pjxko7Q&feature=emb_title
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.