San Antonio Spurs ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të këtij edicioni të NBA-së duke e mundur Minnesota Timberwolves me rezultat 112-108.
DeMar DeRozan shënoi 28 pikë për klubin e tij të ri, ndërkaq Jeff Teague ishte më i miri te Timberwolves më 27 pikë.
Kontribut të madh te fitorja e Spurs pati edhe LaMarcus Aldridge që pati dyshifror të dyfishtë prej 21 pikësh e 19 kërcimesh.
Në anën tjetër, Kawhi Leonard po ashtu fitoi në ndeshjen e tij të parë për Toronto Spurs pasi kanadezët mposhtën nënkampionin amerikan, Cleveland Cavaliers, me rezultat 116:104.
Kyle Lowry pati 27 pikë e tetë kërcime, ndërkaq Leonard shtoi 24 pikë e 13 kërcime.
Te Cavs, Kevin Love shënoi 21 pikë e shtatë kërcime.
https://www.youtube.com/watch?v=kRzVnjkDdPw
https://www.youtube.com/watch?v=5JN_7s0BqmQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.