06.07.2016 · përditësuar para 3653 dite1 min lexim
Doktorët në Indi, i kanë zëvendësuar hundën e dëmtuar një djaloshi 12 vjeçar, me një hundë të re e cila kishte filluar të rritej në ballin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Hunda e Arun Patelit, ishte e dëmtuar rëndë dhe kjo ishte vërejtur kur ai kishte filluar të vuante nga pneumonia kur ishte bebe.
Hunda e tij ishte kapluar nga infeksioni dhe shumë e dëmtuar dhe kjo e kishte bërë të pamundur për mjekët që të intervenojnë në të. Një operacion i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Kinë në vitin 2013, ku një burrë e kishte dëmtuar hundën e tij në një aksident trafiku dhe e kishte zëvendësuar me një të re.
Arun vuante nga ky defekt në hundë që kur ishte foshnje, por vetëm pas një dekade një ekip doktorësh kishin vendosur ta bënin këtë operacion të vështirë plastik dhe t’i jepnin Arunit një hundë të re.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.