Ndeshje fantastike, ritëm shumë i lartë, raste dhe gola.
Ky ishte "Derby della Solle", në mes Romës dhe Napolit, që dhuroi futboll shumë cilësor, luftë të madhe, por me një fitues, Napolin me rezultat 0:1.
Pjesa e parë ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që kërkuan fitore, por me Napolin që ishte më konkret, dhe pas një kundërsulmi super të shpejtë, (7 sekonda), shënoi golin e epërsisë përmes David Neres, i cili u shërbye për mrekulli nga Rasmus Hojlund.
Pjesa e dytë jo shumë e mirë, me Napolin që e menaxhonte lojën dhe rezultatin, me Romën që nuk gjente asnjë koridor të lirë për të shënuar. Ne largimin e sulmuesit Evan Feeguson, të cikin e bllokoi perfekt Amir Rrahmani, Roma nuk kishte mundësi të rrezikonte brenda zonës së Napolit, andaj kampioni aktual kthehet në shtëpi me gjahë të plotë.
Me këtë fitore Napoli barazohet me.Milanon në krye të tabelës me nga 28 pikë, një më shumë se Roma dhe Inter.
Pas një jave na pret derbi tjetër i madh, Napoli-Juventus, kurse Roma udhëton te Cagliari.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.