Të dielën ndeshja kryesore do të zhvillohet në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë në mes të Llapit dhe Gjilanit dhe do të transmetohet në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion nga ora 13:00.
Në të njëjtin orar zhvillohet edhe sfida tjetër në Suharekë, ku Ballkani e pret Ferizajn, transmetohet në kanalin Sport 2.
Në Sport 3 po nga ora 13:00 transmetohet sfida tjetër e Superligës së Kosovës në mes të Dritës dhe Malishevës.
Kjo është java e 17-të e Superligës, aty ku prinë Drita pas 16 ndeshjeve, pason Ballkani e Gjilani.
Në fund të tabelës kemi, në zonën e barazhit Trepçën ’89, kurse Drenica dhe Ferizaj janë në fund të tabelës.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.