Me golin e Leotrim Bekteshit, Prishtina është në avantazh kundër Dritës, në derbin e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshje tjetër interesante, është duke u zhvilluar në Gjilan, ku të kuqtë e këtij qyteti po barazojnë pa gola me liderin, Ballkanin.
Ndërsa ndeshja e tretë e kësaj dite, ka vënë përballë Trepçën 89-të dhe Llapin, ku gjithashtu nuk ka ende shënime.
Të gjitha këto takime, tifozët e futbollit në Kosovë mund t’i ndjekin eksluzivisht në platformën “Artmotion”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.