“Barclays Center” do të jetë palestra në të cilën do të luhet derbi i parë i kësaj jave të radhës në NBA.
Dy rivalët lokal Brooklyn Nets dhe New York Knicks përballen mes tyre të martën duke filluar nga ora 01:00 pas mesnate me ndeshjen që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Deri më tani, të dy skuadrat po korrin suksese të mëdha në lindje me Netsat që mbajnë pozitën e dytë në renditje me 26 fitore dhe 13 humbje, teksa Knicks në anën tjetër janë të shtatët me 20 fitore dhe 19 disfata.
Deri më tani 200 ndeshje janë luajtur mes tyre në histori të NBA, teksa rivaliteti është aq I madh sa 101 fitore kanë arritur Knicks teksa 99 të tjera Nets.
New York, 5-shja e mundshme startuese:
Payton, RJ Barrett, Bullock, Randle, Noel
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Irving, Harden, Green, Griffin, Jordan
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.