Të shtunën në mëngjes, NBA na sjell një tjetër ndeshje spektakolare nga sezoni i rregullt.
Në “Chase Center” dy skuadrat më në formë për momentin në dy konferencat, Chicago Bulls dhe Golden State Warriors do të luajnë kundër njëra-tjetrës për epitetin e më të mirit.
Ndeshja kryesore e ditës së shtunë vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova, me fillim nga ora 04:00 e mëngjesit.
Chicago Bulls, që për momentin është në seri prej dy fitoreve rresht, në 11 ndeshjet e para të sezonit kanë tetë fitore e tre humbje. Por me disa nga transferimet e bëra këtë sezon si Lonzo Ball, Alex Caruso dhe DeMar DeRozan, demat janë bërë ndër pretendetët kryesor për vendin e parë në konferencën lindore.
Në anën tjetër, thuajse të pamposhtur janë luftëtarët e Golden State që po shkëlqejnë në konferencën perëndimore.
Për momentin, janë lider me 10 fitore e vetëm një humbje, duke qenë në seri me gjashtë fitore radhazi. Përveç lojës fantastike të Stephen Curry-t, te Golden State po shkëlqen edhe Jordan Poole me 18 pikë, 3 kërcime e 4 asistime..
Kryendeshja e ditës së shtunë, mes Chicago Bulls dhe Golden State Warriors do të zhvillohet në orën 04:00 të mëngjesit, drejtpërdrejt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.