E enjtja sjellë duelin mes dy skuadrave që synojnë titullin këtë edicion, Milwaukee të Giannis Antetokounmp dhe Lakersave që po luajnë pa Lebron James dhe Anthony Davis që të dy këta të lënduar. Ky duel transmetohet të enjten me fillim nga ora 04:00 teksa transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
“Drerët” e Milëaukeet kanë luajtur 45 ndeshje këtë edicion eksa kanë 29 fitore dhe 16 disfata duke mbajtur pozitën e tretë të lindjes, nga ana tjetër Lakers kanë kapur ritmin dhe janë mësuar me lëndimet e lojtarëve kryesor duke fituar dy takimet e fundit për të pasur rekord prej 30 fitoreve dhe 17 humbjeve pas 47 dueleve të zhvilluara.
139 është numri i ndeshjeve të ndërsjellta mes këtyre dy skuadrave me shumë histori në ligën numër një të basketbollit në botë, teksa deri tani 83 herë triumfues kanë dalur Lakers e 56 herë të tjera Bucks.
Milwaukee, 5-shja startuese:
Holiday, DiVicenzo, Middleton, Antetokounmpo, Lopez
Lakers, 5-shja startuese:
Schroder, Caldëell-Pope, Kuzma, Harrell, Drummond
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.