Derbi gjilanas i xhiros së tetë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll, mes Dritës dhe Gjilanit, do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.
Kjo ndeshje nis nga ora 15:00.
Drita hyn në këtë ndeshje me 4 fitore e një humbje nga pesë ndeshje të zhvilluara, duke u renditur në pozitën e 5-të, kurse Gjilani gjendet në pozitën e 7-të me “vetëm” 8 pikë të grumbulluara nga 7 ndeshje.
Ka realizuar dy fitore, dy barazime dhe tre humbje.
Ndeshja zhvillohet te "Stadiumi Ndihmës" në Gjilan.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.