Me nga një gol të shënuar, Llapi dhe Gjilani i ndanë pikët në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë.
Pjesa e parë u mbyll me porta të pa prekura, kurse në dytën pas vetëm 5 minutave, Oltion Bilalli krijoi avantazhin për mysafirët, njofton Klankosova.tv.
Kur dukej që "Skifterat" po marrin 3 pikë si msyafirë, në skenë doli Ahmet Januzi, i cili vetëm 120 sekonda para përfundimit të kohës së rregullt, e barazoi rezultatin, që në fund doli të jetë edhe epilogu përfundimtar i takimit.
Në javën e ardhshme, Gjilani është nikoqir i kampionit aktual, Ballkanit nga Suhareka, kurse llapjanët udhëtojnë në Drenas, për t'u përballur me Feronikelin'74.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.