Sot me fillim prej orës 17:00 në palestrën "Karagaçi", do të luhet ndeshja "El Clasico" e basketbollit kosovar.
Përballë do të jenë Peja dhe Sigal Prishtina, e cila është e vlefshme për javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Pejanët kanë 14 fitore e shtatë humbje deri më tani, ndërsa ekipi nga kryeqyteti i ka16 fitore e pesë humbje.
Kurse nga ora 19:00, në qytetin e Suharekës, skuadra e Golden Eagle Ylli do të përballet me Rahovecin.
Kampioni në fuqi numëronë 16 fitore e pesë humbje, kurse Vreshtarët kanë dy fitore e 19 humbje
/ Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.