Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e radhës të xhiros së tretë.
Në stadiumin "Riza Lushta" në Mitrovicë, Trepça '89 do të jetë nikoqir i Llapit, njofton Klan Kosova.
Dy skuadrat ende nuk i kanë shijuar pikët e para në këtë edicion.
Dueli tjetër i ditës pritet të jetë ai në mes të Feronikelit dhe Drenicës.
Në derbin drenicas, Nikli vjen pas humbjes që pësoi nga Ballkani, kurse Drenica vjen pas fitores 2:1 si vendas kundër Besës.
Sfidat fillojnë nga ora 16:00 dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion.
klankosova.tv
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.