Bayern Muncheni ka fituar 2-3 ndaj Borussia Dortmundit në kryederbin e Bundesligës.
Nico Schlotterbeck gëzoi vendësit kur shënoi për 1-0 në minutën e 26-të dhe ashtu u mbyll pjesa e parë.
Por e dyta nisi bukur për mysafirët kur Harry Kane barazoi në minutën e 54-t e pastaj edhe solli epërsinë me një gol nga penaltia në minutën e 70-të.
Daniel Svensson shënoi për 2-2 në minutën e 83-të por bavarezët këmbëgulën për fitore dhe rikthyen avantazhin sërish, dhe këtë herë përfundimisht, përmes Joshua Kimichit.
Kështu, Bayerni forcon vendin e parë me 11 pikë më shumë se Dortmundi kur kanë mbetur edhe 10 xhiro para fundit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.