Shpesh duket sikur shumë njerëz i "frikëson" ideja e ardhjes së dimrit.
I ftohti, ditët e shkurtra e netët e gjata, dhe një ndjenjë e izolimit e shoqëron këtë stinë.
Por, derisa në të shumtën e rasteve kjo është normale, te disa njerëz depresioni dimëror dhe tashmë situata me pandemi është realitet i pashmangshëm, e disa të tjerë e vuajnë pa qenë të vetëdijshëm që ky është një çrregullim emocional i cili mund të trajtohet suksesshëm.
Ndaj psikologja Lumnije Telaku, tregoi në Ora e Pasditës, në detaje se çka është dhe se si mund të trajtohet depresioni sezonal.
"Shumë njerëz nuk dinë ta dallojnë depresionin me ndjenjën e trishtimit që ndodh shpesh gjatë ndërrimit të stinës nga vera në vjeshtë. Një personal mund të diagnostifikohet duke vizituar psikologun, në momentin që kjo ndjenjë jo e mirë apo depresion sezonal zgjatë më shumë se dy javë atëherë".
https://www.youtube.com/watch?v=DkcbybuEH8c
●●●
GSHKRIMI NGA
G.Q
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.