Lyon po humbiste me rezultat 0:1 nga Nice, dhe Marseille në anën tjetër po e mposhte Amiens, e që nënkuptonte se Lyon do të zbriste në pozitën e katërt me ç’rast nuk do të kualifikohej për në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, në pjesën e dytë, në skenë doli holandezi Memphis Depay i cili shënoi tre gola, në minutat 49’, 66’ dhe 87' për ta rikthyer Lyonin në Ligën e Kampionëve.
Kështu, pas 38 xhirosh të Ligue 1, Lyon zë vendin e tretë me 78 pikë, një më shumë se Marseille një vend më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=PfBa8PPWu4w
https://www.youtube.com/watch?v=SXZakDHZc9E
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.