Gerard Depardieu u thirr nga policia franceze të hënën për t'u marrë në pyetje lidhur me akuzat e reja për sulm seksual, kanë raportuar mediat franceze.
Depardieu, 75 vjeç, po merrej në pyetje nga oficerët në një stacion policie në rrethin e 14-të të Parisit mbi akuzat e dy grave se ai i kishte sulmuar ato, njëra në një film në vitin 2021 dhe tjetra në një tjetër xhirim në vitin 2014, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Avokati i tij, Christian Saint-Palais, të hënën në mbrëmje konfirmoi se marrja në pyetje kishte përfunduar ndërsa ai foli me gazetarët ndërsa po largohej nga stacioni. “Ndalimi policor ka përfunduar. Ai nuk mbahet më në komisariat”, tha ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.