Shfaqja “Othello” e Shekspirit, pritet të jepet me 24 shkurt 2025 në Teatrin Barrymore në New York. Me aktorët e njohur Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, shfaqja me regji të Kenny Leon, tani është në prova.
Aktori amerikan, Denzel Washington do të luajë rolin e Othello-s pas 48 vitesh. “Unë e dua Shekspirin,” tha Denzel në konferencën për shtyp.
Shfaqja “Othello” e shkruar rreth vitit 1603 nga William Shakespeare është me regji të Kenny Leon.
“Unë dua ta vendos audiencën në të tashmen, ne mund të përqëndrohemi në ato tema universale me të cilat njerëzimi ka luftuar gjithmonë”, tha Kenny Leon.
Për Jake Gyllenhaal, kjo është shfaqja e tij e parë.
“Ka kaq shumë gjera interesante për Othello, shfaqja dhe Iago është thjesht një mendje thellësisht komplekse, kontradiktore, me të vërtetë brilante e një personazhi, dhe megjithatë në të njëjtën kohë hutohet në të gjitha gjërat që janë kaq njerëzore që ne të gjithë bëjmë”, tha Jake Gyllenhaal.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.