Kampioni aktual i NBA-së, Denver Nuggets, e ka mposhtur Los Angeles Lakers në të rënë të sirenës për ta çuar epërsinë në 2:0 në serinë e tyre në plejof.
Pavarësisht se mysafirët po fitonin gjatë gjithë ndeshjes, në një moment edhe me 20 pikë epërsi, vendësit u këndellën në çerekun e katërt, duke kulmuar me një kosh në sekondin e fundit nga Jamal Murray.
Ndërkaq, Lakersave të LeBron Jamesit iu mbetet që ta kërkojnë fitoren në ndeshjen e tretë të cilën e zhvillojnë në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=qkj5Tqf_03g
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.