Nga 6 mbledhje sa mbajtën krejt, në 5 prej tyre gjobitën media e në një dhanë vërejtje.
Bordi i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave nga 15 maji e tutje lëshoi dorën me dënime, duke ua rënduar mediumeve funksionimin normal.
Për këtë, televizioneve në krah u doli fillimisht Asociacioni i Gazetarëve, e të hënën edhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve.
Këta vlerësojnë se masat financiare s'duhet përdorur për të kufizuar zërat kritikë.
Në mesazhin publik, kreu i organizatës që përfaqëson reth 600 mijë profesionistë të medais, theksoi se gazetaria e lirë nuk mund t'i nënshtrohet diktatit.
Nga vendimet e KPM-së të javëve të fundit, mediat kosovare u gjobitën me dhjetëra mijëra euro, si masë ndëshkuese për siç u pati thënë shkelje gjatë fushatave zgjedhore.
Për më shumë ndiqeni kronikën në vazhdim:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.