“Deni dhe Deti i Thellë i Kaltërt”, është shfaqja mysafire, e cila jepet sonte, nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës (Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, Prishtinë).
Me autor John Patrick Shanley dhe regji nga Ana Bateva, në këtë shfaqje luajnë aktorët Liridona Shehu dhe Alban Krasniqi.
Shfaqja ka për tematikë dy të huaj të cilët takohen në errësirën e natës, duke zbuluar plagët e së kaluarës dhe një dëshirë të heshtur për të nisur sërish, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.