Është arrestuar një burrë, shtetas i Serbisë i cili dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut në Leposaviq.
I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar në procedim në gjykatën për kundërvajtje, njofton klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.
Dëmtimi i shenjave zyrtare të vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri ndodhi vetëm një ditë pas vendosjes së tyre.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.