Shpesh kemi dëgjuar se nuk është ide shumë e mirë që të flemë me flokë të lagura.
Ky veprim i yni mund të shkaktojë disa probleme.
Kokëdhimbje
Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke
Mund të mblidhen bakteret si dhe shkakton probleme me lëkurën
Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambientin perfekt për t’u shumuar. Për më tepër jemi në dijeni që jastëku është plot me baktere.
Rënia e flokëve
Gjumi me flokë të lagura bën që flokët tuaja të jenë më të dobëta dhe të këputen me lehtësi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.