Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, ka folur për Topin e Artë dhe si e shohin tani këtë çmim ai dhe Kylian Mbappe.
"Topi i Artë? Me Kylianin, nuk folëm për të, nuk flasim për këtë," tha Dembele.
"Gjithmonë kemi thënë se fitimi i titujve kolektivë është më i rëndësishëm nëse doni të fitoni Topin e Artë”.
"Çelësi është të shkojmë deri në fund në garat e mëdha dhe të kemi një sezon të shkëlqyer," shtoi ai.
Mbappe-ja është përfolur me vite për këtë çmim, por Dembeleja duket se i doli përpara pasi mori tripletën me PSG-në pas largimit të këtij të parit drejt Real Madridit.
Dembele dhe Mbappe janë të dy me ekipin kombëtar francez duke u përgatitur për turnetë e mëdha të verës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.