Këtë javë ka dalë trailer-i i filmit të zhanrit horror "1922" të bazur në librin me po të njëjtin emër.
Autori i famshëm amerikan, Stephen King, e kishte shkruar romanin “1922” si pjesë e serisë së librave “Full Dark, No Stars”.
"1922" përcjell tregimin e një familje fermere të Nebraskas që ka një sekret të errët.
Thomas Jane luan rolin e Wilfred James, që vran gruan e tij Arlette të luajtur nga Molly Parker, gjatë një momenti zemërimi.
Pasi që e pranon vrasjen e saj, James ndiqet nga një valë minjsh dhe nga gruaja e tij e pavdekur teksa fillon të çmendet.
https://www.youtube.com/watch?v=3E_fT0aTsjI
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.