Regjisori Guillermo del Toro ka thënë që nuk i frikësohet inteligjencës artificiale por budallallëkut të natyrshëm.
“Kur shoh njerëz që janë të patrembur, frymëzohem dhe më pëlqen, dhe më pëlqejnë mundësitë kur njerëzit flasin për të tashmen, dhe se si është krejt dire, dhe se si njerëzit frikësohen nga inteligjenca artificiale...”ka thënë del Toro në një diskutim pasi mori çmimin Cinema Unbound nga Muzeu i Artit i Portlandit.
“Unë nuk i frikësohem inteligjencës artificiale, i frikësohem marrëzisë së natyrshme. Çfarëdo inteligjence në këtë botë është artificiale”.
“Kur shoh njerëzit që vijnë në skenën e artit dhe se si ata janë përkundër gjërave sfiduese, se si ata e duan artin, dhe kjo bën shpirtin tim që të këndojë”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.