Regjisori Guillermo del Toro ka thënë se nuk e mendon se do të punojë më me videolojërat, pavarësisht suksesit që ka gëzuar.
Në një intervistë në podkestin 'Happy Sad Confused', regjisori i filmit “Labirinti i Panit” i ka shprehur dyshimet e tij mbi zanatin e ri.
“Është thjesht një nga ato gjërat në jetën time që nuk ka kuptim, thjesht doja ta ngacmoja Konamin, sepse nuk kuptoj”, ka thënë del Toro.
“Ajo ishte e përsosur, ajo që do ta bënim ishte aq mahnitëse”.
Del Toro kishte punuar në dy video-lojëra shumë të famshme, të cilat nuk u realizuan kurrë; njëra ishte një lojë mbijetese dhe horrori, “Çmenduria”, dhe tjetra ishte seria “Saint Row”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.