24.09.2017 · përditësuar para 3213 dite1 min lexim
Së fundi ka dalë libri me pesë mijë fotografi personale të Marilyn Monroe të shkrepura nga fotografi Milton Greene.
Ikona e Hollivudit dhe fotografi Milton Green, kishin pasur një marrdhënie të pazakontë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Monroe ishte shpërngulur në shtëpinë e tij në Connecticut më 1953.
“Ata u bënë miq përnjëherësh”, tha djali i Green, Joshua, për mediumin Event.
“Në fakt, ata edhe mund të kenë pasur aferë kur ishin takuar së pari’, shtoi ai.
Por ata i kishin ndarë rrugët më 1957, pasi që burri i atëhershëm i Marilyn, dramaturgu Arthur Miller, ishte zemëruar me rolin e Milton në jetën e gruas së tij.
Por bashkëpunimi mes Monroe-s dhe Milton solli në jetë më shumë se pesë mijë fotografi, ndërkaq Joshua më poshtë i ka zgjedhur ato më të mirat nga koleksioni i babait të saj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.