Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 2:2.
Pas ndeshjes është deklaruar trajneri i pejanëve Rami Hadar, i cili theksoi se ajo që vendosi këtë ndeshje ishin detajet e vogla.
Hadar potencoi se në takimin e ardhshmë do të tentojnë fitoren për të arritur në finale.
“Ajo që vendosi lojën janë detajet e vogla dhe loja e lojtarëve të cilët janë 71 me 60 ishim me minus dhe lojtarët e mi vazhduan të luftojmë dhe unë i respektojmë për këtë. Ne do të bëjmë disa ndryshime për lojën ardhshme, dhe do të shikojmë të shfrytëzojmë më mirë lojtarët shtatlartë dhe shpresojmë që ta fitojmë edhe ndeshjen e tretë”, u shpreh Hadar.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Pejë, ku do të vendoset se kush do të kalojë në finale.
Në finale, tashmë është kualifikuar Trepça, që eliminoi Sigal Prishtinën 3:0 në gjysmëfinale.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.