Me një tjetër gjuajtje në sekondat e fundit nga Kryie Irving, Cleveland Cavaliers, kanë mposhtur përsëri Golden State Warriors, me epërsi minimale 109-108, njofton Klan Kosova.
Irving lëshoi topin, me një kthim prapa, derisa po ruhej tërë kohës nga Klay Thompson, kur kishin mbetur 3.4 sekonda.
Cleveland kështu ka mposhtur Warriors në ndeshjen e parë në sezonin e ri pas finales së famshme, ku po Irving në sekondat e fundit të ndeshjes kishte lëshuar një trepikësh për të krijuar avantazhin fitues të finales maratonike prej shtatë ndeshjes.
“Djaloshi (Irving) është diçka special”, ka thënë LeBron James për bashkëlojtarin e tij. “Nuk patëm asnjëherë dyshim në të”.
Luftëtarëve nuk u bëri punë as superylli i ardhur nga Oklahoma City Thunder, Kevin Durant, përkundër se shënoi plotë 36 pikë.
https://www.youtube.com/watch?v=pLqQb1i58oE
Loja e 7-të finale
https://www.youtube.com/watch?v=3hp7NfhmGfA●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.