Kryesia e ekipit shqiptar në futbollin elitar të Malit të Zi, ka marrë vendim për ndryshimin e logos së klubit.
Tani Deçiqi, ngjyrat i ka kuq e zi, njëjtë sikur edhe flamuri kombëtar.
E ky veprim i menaxhmentit të klubit ka shkaktuar hallkamë në Serbi.
Atje, thuajse secili medium raporton rreth kësaj ngjarje.
Lidhur me këtë çështje, në Klan Kosova ka folur presidenti i klubit, Pal Dreshaj.
Dreshaj shpjegoi edhe domethënien e logos së re.
"Kush e njeh pak historinë tonë, Deçiqi është një mal mbi Tuzin, ku edhe simbolizon edhe qëndresën tanë, simbolizon pavarësinë e Shqipërisë, sepse aty më 6 prill 1911-të, është ngritur flamuri shqiptar pas 500 viteve dhe nga kjo edhe quhet klubi Deçiqi", deklaroi Dreshaj në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=XoyHLELokqM
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.