Futbollisti i Manchester City-t, Kevin de Bruyne, ka pohuar se klubi i tij është stërvitur vetëm 10 minuta para derbit lokal me United-in.
Në fundjavën e kaluar, United u mposht 0:2 nga Qytetarët në “Old Trafford”, dhe City nuk e pati fare zor që ta rrëmbejë këtë takim.
“Një ditë përpara ne zakonisht bëjmë stërvitje taktike, bazuar në lojën që e luan kundërshtari”, ka thënë de Bruyne për podkestin MidMid.
“Mirëpo para United-it, Pep na tha: ‘Ne nuk e dimë se si ata luajnë. Do ta shohim’. Dhe ne pushuam së stërvituri pas diku 10 minutash”.
https://www.youtube.com/watch?v=3ttser9by90
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.