Lajmet e fundit

Kevin De Bruyne ka deklaruar se negociatat për rinovimin e kontratës së tij me Manchester City do të zhvillohen, dhe nëse ato nuk do të ndodhin, atëherë ky mund të jetë viti i tij i fundit në klub.
“Bisedimet rreth kontratës sime do të nisin, dhe nëse nuk ndodhin atëherë është viti im i fundit”, ka thënë De Bruyne.
“Prandaj nuk e di, po tentoj të jem i sinqertë. Njerëzit mund të shkruajnë çfarëdo, nuk mund të ndikoj në këtë gjë. Vetëm dua që të luaj futboll të mirë dhe do ta shohim se çfarë mban e ardhmja”.