Azerbajxhani zyrtarizoi dje shkarkimin e trajnerit Fernando Santos.
Portugezi u largua nga kombëtarja azere pas 11 ndeshjesh në stol.
Pas 11 takimesh të zhvilluara, mes miqësoreve, Nations League dhe kualifikimeve të Botërorit skuadra e drejtuar nga Santos ka pësuar 9 humbje dhe ka marrë vetëm dy barazime.
Për këtë arsye, federata vendosi të bëjë ndryshim.
Ndër emrat që përmenden si pasues është veçanërisht Gianni De Biasi, trajneri italian që kishte drejtuar Azerbajxhanin nga korriku 2020 deri në nëntor 2023.
De Biasi ishte trajner i Shqipërisë në kualifikimin e parë historik në EURO 2016, teksa "Kuqezinjtë" i drejtoi në 51 ndeshje duke arritur 20 fitore, 10 barazime dhe 21 humbje.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.