Qendërmbrojtësi francez, Dayot Upamecano po negocion për të rinovuar kontratën me Bayernin, duke hedhur poshtë interesimin e klubeve të mëdha si Real Madrid dhe Barcelona.
Drejtuesit e Bayernit konfirmojnë se negociatat janë shumë të avancuara, dhe pritet që Upamecano të vendosë një klauzolë largimi rreth 65 milionë eurosh.
Ky hap do të sigurojë vazhdimësinë e mbrojtësit francez në projektin afatgjatë të kampionëve gjermanë. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.