Një libër për menopauzën nga prezantuesja televizive Davina McCall ka marrë çmimin kryesor në British Book Awards.
"Menopausing", nga McCall dhe Dr. Naomi Potter, u shpall Libri i Vitit.
I ashtuquajturi "Efekti Davina" pa një rritje të madhe të kërkesës për terapi zëvendësuese hormonale (HRT) pas një dokumentari të Channel 4 mbi këtë temë.
Romancieri Salman Rushdie u nderua gjithashtu, nëntë muaj pasi u sulmua në skenë në Nju Jork.
Gjashtë muaj pas publikimit, libri i McCall vazhdon të renditet lart në top-listat e bestsellerëve, shkruan BBC, përcjell Klankosva.tv
Prezantuesja e "Long Lost Family" McCall tha se ajo ishte "duke fluturuar" pas shpalljes së çmimit.
“Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë ata që kontribuuan... Ne kurrë nuk do të ndalojmë së përhapuri mesazhin”, shkroi ajo në Twitter.
Përvoja e saj me ndryshimin e hormoneve e çoi atë në vendimin për të bërë fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për menopauzën.
Dokumentari i saj në Channel 4 "Sex, Myths and Menopauza" u transmetua në vitin 2021 dhe "Menopausing" u publikua në shtator 2022.
Ndërkohë, Salman Rushdie tha se ishte krenar që mori çmimin Freedom to Publish në emër të "të gjithëve atyre që luftojnë në këtë çështje".
Shkrimtari, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, humbi shikimin në njërin sy dhe kaloi gjashtë javë në spital pasi u sulmua në skenë përpara një fjalimi në Nju Jork në gusht të vitit 2022.
Ai është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988, "Vargjet Satanike".
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.