Sipas raportimit të Tuttosport, sulmuesi i Juventus, Jonathan David, ka tërhequr interesin e dy klubeve të njohura evropiane.
Aston Villa dhe Fenerbahçe po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit kanadez, i cili shihet si një përforcim i mundshëm për repartin ofensivë, transmeton Klankosova.tv.
Këtë sezon sulmuesi Kanadez nuk ka bindur drejtuesit e Zonjës së vjetër, pasi ka shënuar vetëm gjashtë gola e katër asistime në 32 ndeshje në kampionat.
Ende nuk ka oferta zyrtare, por pritet që gjatë merkatos së verës të ketë zhvillime konkrete rreth të ardhmes së David, i cili mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.