Ka dalë një tregim ku pohohet që në fund të të 70-tave, David Bowie ishte detyruar të fshihej nën tavolinë, në mënyrë që të e shmangë shoqërinë e Roger Moore.
Ky tregim shpaloset në librin e ri “David Bowie: A Life”, ku autori i këtij libri, Dylan Jones, ka zbuluar që gjërat ishin bërë kaotike kur ylli i muzikës dhe James Bond bëhen komshinj.
“Kureishi më tregoi që, kur David Bowie ishte shpërngulur në Zvicër në fund të të shtatëdhjetave që t’u ikë taksave dhe shpërndarësve të drogës, nuk e njihte askënd atje”, tha Jones, raporton The Telegraph.
“Por ditën tjetër, në ora 5:30...tak tak, është Roger Moore. Futet brenda sërish dhe ulet.’Për mua një gjin tonik, David’, i rrëfen tregimet e njëjta, por kësaj radhe më pak argëtuese”.
“Pas dy javësh, në orën 5.25, çdo të lumen ditë, David Bowie mund të gjendej nën tavolinën e kuzhinës duke pretenduar sikur nuk ishte aty”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.