Lajmet e fundit

Disa çifte e konsiderojnë se të punuarit në një vend pune të njejtë tendos marrëdhënien e tyre.
Por, për pilotët Quinn (31) dhe Megan Hutchinson (27) nga Johanesburg, gjërat nuk mund të ishin më mirë se kaq.
Quinn dhe Megan Hutchinson rregullisht ndajnë së bashku kabinën për fluturim në linjat ajrore rajonale, Airlink, dhe thonë se dashuria e tyre të përbashkët për të fluturuar vetëm se ka forcuar vetëm marrëdhënien e tyre.
"Ne të dy u takuam me njëri-tjetrin në një shkollë fluturimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Lanseria. Megan kishte lënë Airforce dhe ishte duke punuar si koordinatore e kursit derisa ishte duke studiuar për licencën e saj si pilote komerciale dhe unë kam qenë duke punuar në një kompani lokale të aeroplanëve charter” ka thënë Quinn, transmeton Klan Kosova.

“Ne filluam të flasim si miq, unë nuk isha i interesuar në atë kohë për një lidhje sepse krejt çka doja ishte të merrja licensën, të gjeja punë dhe të mund të fluturoja”, ka vazhduar ai tutje.
Ai ka bërë të ditur se ata ishin në kontakt edhe më pas, një kontakt i rrallë, kryesisht për të ja uruar ditëlindjen njëri tjetrin derisa ishin takuar më pas kur Megan ishte në Ghana ndërsa ai në Zambia.
“Ajo më dërgoi një mesazh për të më treguar se do të më sillte kafe pasi unë pëlqej llojet e ndryshme të kafesë, më pas u takuam për drekë në restaurant në Johannesburg dhe praktikisht gjithçka ka nisur këtu”, ka thënë ai.
“Pra, mund të themi se kafja dhe vera e kuqe na ka bashkuar dhe gjithçka tjetër më pas është histori e bukur”.
Të dy nuk u panë shumë shpesh dhe mbajtën një lidhje në distancë pasi Megan ishte në Yemen për dy vjet dhe Quinn në Zambia, Zimbabëe dhe Malawi.

Ata shiheshin vetëm 84 ditë të vitit.
Por kur shpërtheu një bombë në Afganhistan në vitin 2013 në afërsi të Megan, ajo e kishte kuptuar se rroga për të cilën punonte nuk e arsyetonte këtë rrezik dhe u kthye në Afrikë Jugore ku filloi të punojë në të njejtin aeroportin e njejtë me bashkëshortin.
“Ne filluam të punojmë bashkë, është eksperiencë e mrekullueshme”, tha Quinn.
“Ajo çka njerëzit shohin zakonisht janë dy pilotë në kabinën e fluturimit por është shumë më shumë se kaq. Është një industri pune me kaq shumë llojllojshmëri, është e vështirë për një lidhje dashurie që të mbijetojë por ne ia dalim”, ka thënë burri i familjes Hutchinson.

