Sot është bërë hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës "Hivzi Sylejmani", në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Në hapjen e saj përpos adhuruesve të librit morën pjesë edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, raporton Klan Kosova.
Kryetari i kësaj të fundit, Shpend Ahmeti ftoi të gjitha gjeneratat që të lexojnë sa më shumë ndërkohë që u shpreh i kënaqur që kanë aritur ta finalizojnë një projekt të cilin nuk e kishin nisur vet.
Ky institucion ka gjithsej 5800metra katrorë, 250 ulëse dhe një fond voluminoz të titujve, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.