Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e rëndësishme të tetorit, ku “Dardanët” do të përballen me Slloveninë më 10 tetor dhe me Suedinë më 13 tetor.
Sipas njoftimit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, teksa atmosfera në kamp vazhdon të jet tejet pozitive.
Në këtë seancë stërvitore, Lumbardh Dellova mori pjesë vetëm në ushtrimet e lehta, për të shmangur ngarkesën pas rikthimit nga dëmtimi, ndërsa stafi teknik u fokusua në aspektet taktike të lojës, veçanërisht në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm.
Skuadra po tregon përkushtim maksimal dhe një moral të lartë përpara sfidave të radhës, me synimin për të vazhduar me rezultate pozitive.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.