Kombëtarja e Kosovës në basketboll për grupmoshat U20 ka triumfuar ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket në Divizionin B.
Kosova shënoi fitore me shtatëë pikë më tepër, 71:64, ku çereku i parë nisi mirë për suedezët të cilët e fituan me rezultat 12:17, ndërsa “Dardanët” u kthyen në të dytin në të cilin fituan me nëntë pikë më shumë, 24:15.
Në periodën e tretë, suedezët u rikthyen sërish, duke e fituar atë me rezultat 16:19, por pas një loje shumë interesante, “Dardanët” e rikthyen epërsinë dhe siguruan fitoren me rezultat të përgjithshëm 71:64.
të mirët për Kosovën ishin Orges Shatri me 20 pikë, Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 13 pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.