Kombëtarja e Kosovës U19 e ka mbyllur me barazim ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të grupit të 3-të në Maind Round, për kualifikimet e Evropianit 2023.
Dardanët U19 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues në Suedi, kanë barazuar me Qipron, 0:0. Në pjesën e parë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit luajtën më mirë, bashkëvepruan dhe e qarkulluan topin më mirë se kundërshtari dhe krijuan edhe disa raste shënimi, por sikur topin nuk donte të hynte në portën qipriote, njofton KlanKosova.tv.
Edhe pjesa e dytë nisi me mbizotërim të Dardanëve, por Qipro u mbrojt mjaft mirë. Kështu pas dy humbjeve nga Ukraina (1:0) dhe Suedia (3:0), Kosova U19 e mbylli këtë rreth kualifikues me barazim.

●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.