Lajmet e fundit

Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës u është rikthyer stërvitjeve, me synimin për ta rikthyer moralin e lartë.
Ata po përgatiten sa më mirë për sfidën e radhës kundër Qipros, të cilën e zhvillojnë të hënën në Larnaca.
Në stërvitjen e sotme në Kampin Nacional në Hajvali ishin të pranishëm 13 lojtarë, të cilët nuk luajtën fare ose ishin zëvendësues në ndeshjen e kaluar.
Stërvitjen e radhës Dardanët do ta zhvillojnë nesër paradite, derisa më pas do të udhëtojnë drejt Qipros.

