Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën të premten në mbrëmje në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Takimi do të nisë në orën 20:45 në stadiumin ‘St. Jakob Park’, raporton Klankosova.tv.
Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, ndërsa pritet një mbështetje e madhe nga tifozët shqiptarë.
"Dardanët" janë nisur tashmë për në Zvicër ku dhe do të zhvillojnë pasdite stërvitjen përgatitore të fundit para sfidës.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.