Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali stërvitjen e fundit para udhëtimit drejt Sofjes, ku të martën do të përballet me Bullgarinë në ndeshjen e tretë të Grupit 2 në Ligën C, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë seancës së sotme, përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka punuar mbi detajet taktike, me theks të veçantë në situatat e ndërprerjeve dhe organizimin e ekipit për përballjen ndaj bullgareve, transmeton Klankosova.tv.
Atmosfera brenda ekipit mbetet shumë pozitive, me të gjitha futbollistet të gatshme për lojë. Pas stërvitjes, Modesta Uka dhe Valentina Limani kanë shprehur besim dhe optimizëm për arritjen e fitores së tretë në këtë cikël kualifikues.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.