Sonte kthehen emocionet e Ligës së Kombeve ku kombëtare të forta do të jenë ballë për ballë.
Më së shumti emocion për “Dardanët” do të sjell sonte përballja mes Kosovës e Islandës, e cila luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Kosova në historinë e saj është ballafaquar dy herë me Islandën, ku të dyja i ka humbur dhe ka katër gola të pranuar dhe vetëm një të shënuar.
Në anën tjetër, Kroacia do ta pres Francën në play-offin e Ligës A, ku në vëmendje do të jenë dy yjet e Real Madridit, Kylian Mbappe dhe Luka Modriq.
Për në Kopenhagë do të udhëtojë Portugalia, ku do të ndeshetme Danimarkën, e cila në pesë ndeshjete fundit di vetëm për një fitore, teksa ka dy humbje e dy barazime.
Ballafaqim interesant në kuadër të play-offit të Ligës A do të jetë ai mes Italisë dhe Gjermanisë, e cila do të luhet në Giuseppe Meazza, njofton Klankosova.tv.
E, “Furia e Kuqe” do të jetë mysafire e Holandës, ku kampionët e Evropës synojnë që fitoren ndaj “Tulipanëve”.
Duelet e tjera që do të luhen sonte në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve do të jenë Sllovakia-Sllovenia, Ukraina-Belgjika, Bullgaria-Irlanda, Greqia-Skocia, Turqia-Hungaria, Austria-Serbia dhe Armenia do ta pres në shtëpi Gjeorgjinë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.