Tifozët e kombëtares së Kosovës, e kanë shfaqur një mesazh në fillim të ndeshjes ndaj Islandës.
"Djemtë që i dalin Zot vendit janë këtu, atdhedashurinë nuk e lëmë me u tregtu", kanë shkruar "Dardanët", transmeton Klankosova.tv.
Kjo sfidë është e vlefshme për fazën "Play-Off" të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja e cila do të marrë rezultat më të mirë në dy ballafaqimet e ndërsjella, edicionin e ardhshëm të UEFA Nations League, do të luaj në Ligën B.
Kosova e mposhti Islandën 2-1 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.